11 Nëntor 2022, 13:43
Nga A.B
Damian Gjiknuri
ELBASAN- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar protestën e ditës së nesërme të organizuar nga Partia Demokratike. Në Elbasan, teksa mori pjesë në ceremoninë e 78-vjetorit të çlirimit të qytetit, ai u shpreh se nuk ka një mesazh për kryedemokratin, Sali Berisha pasi aty ka shumë kryedemokratë.
“Këto janë mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi, shyqyr që kemi ardhur kësaj dite që Shqipëria edhe të protestojë, mbi të gjitha të ketë liri fjale dhe një qeverisje më të mirë në dobi të njerëzve. Nuk është hera e parë që protestohet, shpresoj që të mos rikthehet riminishencat e së kaluares së personave që kanë marrë përsipër të protestojnë. Megjithatë, Shqipëria ka parë edhe me keq sesa protestat, kjo ngjarje do tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt. Nuk kam ndonjë mesazh për kryedemokratin sepse ka shumë kryedemokratë, por që shqiptarët janë vertet në një moment të vështirë për shkak të inflacionit dhe luftrave, por Shqipëria është një vend i sigurt me qeverisjen e së majtës”, tha ai.
Partia Demokratike do të mbajë nesër një protestë kombëtare. Protesta pritet të nisë në orën 16:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.
damian gjiknuri protesta 12 nentor 2022
Politike
11 Nëntor 2022, 13:19
F.M
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetes së Partisë Demokratike Dhurata Cucpi e përfaqësueses...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:52
F.M
Klotilda Bushka
TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit të Ligjev...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:51
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi trupës policore që të mos provokojë protestuesit nesër...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:51
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike deklaroi se Kuvendi është kthyer në një "dyqan" personal të ...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:47
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Ko...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:42
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ‘shpërthyer’ ndaj zëvendësministri i Ekono...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:36
f.g
TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike pranoi se ka një skenar për zhvillimin e protestës së 12 nëntorit. Berisha t...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:26
e.k
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Është shoqërua me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave gjatë koh&e...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:33
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qeveria është duke u përpjekur të mbyllë hetimin për inc...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:32
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me qy...