Politike

DEBATET tek Ligjet/ Çupi: Po vidhni, kërkoni miliona euro e varfëria rritet. Bushka: Me të bërtitura shkoni flisni ku të doni

Përfaqësuesja nisi të fliste, por Çupi e ndërpreu dhe mes tyre ndërhyri kryetarja Klotilda Bushka.

11 Nëntor 2022, 13:19 Nga F.M
DEBATET tek Ligjet/ Çupi: Po vidhni, kërkoni miliona euro e
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetes së Partisë Demokratike Dhurata Cucpi e përfaqësueses së Autritetit Rrugor Shqiptar për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Çupi u shpreh se ARRSH-ja akuzon specialistët që bëjnë projektet për çdo abuzim që u zbulohet. Çupi tha se është vjedhje të kërkosh 150 mln euro për 7 vite punë dhe më pas për vetëm 6% të rrugës së mbetur, të kërkohet 60 milionë euro. Përfaqësuesja nisi të fliste, por Çupi e ndërpreu dhe mes tyre ndërhyri kryetarja Klotilda Bushka.

Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Sot merren 58 milionë euro të tjera, gjithmonë kredi, në vitin 20112 ka filluar nga kilometric zeri në pjesën tjetër. Refuzoj atë ç’ka këtu vjen gjithmonë dhe hidhet gurë mbi projektet. Autoriteti rrugor vazhdon të jetë i njëjti, kompanitë të njëjta, sa herë kërkohen milliona euro këtu hidhen fjalët më të rënda nsaj specialistëve. Tani merren kredi e kredi pafund. Pyetja është, sa km është projekti i rrugës?

Përfaqësuesja: T’ju them për të gjithë kontekstin tuaj?

Dhurata Çupi: Sa km është rruga e plotë, sa km kaluan nga buxheti i shtetit, çfarë ndryshimi ka nga buxheti i shtetit dhe kreditë e marra nga viti 2015? Sa rrugë është bërë deri më tani? E kuptoni ku jemi, çfarë vidhni dhe çfarë abuzoni? 6% e projektit ka mbetur pa kryer dhe merret 60 mln euro shtesë. Miliona euro që shkojnë para zgjedhjes. Këtu vetëm shtohet varfëria, shtohet varfëria nga njëra anë dhe milionat që abuzoni. Mos hajdeni më të hidhni gurë për specialistët, sepse ata që ju dëgjojnë , udhemb shpiti. Mund ta keni hequr nga puna, por dinjitetin e ka ai edhe atje ku punon. Shqiptarët duhet ta merrin vesh që për 7 vite harxhihen 150 miln euro, për 6% të punës merren 60 milionë euro.

Përfaqësuesja: Me ato paratë e marra është bërë vetëm traseja. Loti 1 dhe loti 2 është financim I bankës islamike. Ky për të cilin po flasim e merr financimin nga fondi saudit, marrëveshje e lidhur në vitin 2013. Ndërtimi ka nisur në 2015. Këto janë afatet. Realizimi fizik i projektit është 70%

Dhurata Çupi: Nëse ti…ato shkojnë jek e jek…

Klotilda Bushka: Nëse s’keni interes, e ndërpresim dhe kalojmë në votim. Përfaqësuesja do kthejë përgjigjie, uleni zërin dhe dëgjoni.  Ore mos bërtisni këtu, nëse nuk keni interes për të mos e dëgjoni dhe kalojmë direkt në votim. Ajo do flasë dhe do shpjegojë. Kështu me të bërtitura shkoni flisni ku të doni, jo këtu.

dhurata çupi klotilda bushka ligjet 11 nentor 2022

Sondazh

Poll