Bota

Dhunohet nënkryetari i Bashkisë në Francë, Denis gjendet me plagë të shumta në një fushë

Bernard Denis, u gjet me lëndime në fytyrë, në duar dhe këmbë. 

11 Nëntor 2022, 15:09 Nga A.B
Dhunohet nënkryetari i Bashkisë në Francë, Denis gjendet me
 Bernard Denis

FRANCË- Një sulm dhune ka ndodhur ndaj nënkryetarit të bashkisë së një qyteti të vogël francez që i përket Normandisë. Nënkryetari i bashkisë së Saint-Côme-du-Mont, Bernard Denis, u gjet me lëndime në fytyrë, në duar dhe këmbë. 

“Bernard Denis u gjet në një fushë pranë bashkisë së fshatit, me plagë në fytyrë dhe thonj në duar dhe në çdo thembër”, tha Michaël Giraudet, prokurori, kur u kontaktua nga AFP.

Politikani francez u transferua menjëherë në spitalin e Saint Lô për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe iu nënshtrua "testeve mjekoligjore". Përveç kësaj, një hetim për dhunë të rëndë iu caktua brigadës hetimore të Saint-Lô me mbështetjen e njësisë së hetimeve kriminale të xhandarmërisë kombëtare.

Ky nuk është sulmi i parë që merr Bernard Denis. Në të kaluarën ai ka qenë viktimë e zjarrvënieve kur i janë djegur garazhi dhe vetura në shtëpinë e tij, ndërsa ka marrë edhe kërcënime me vdekje.

“Megjithatë, këto sulme u hodhën poshtë për shkak të mungesës së identifikimit të autorit të mundshëm”, tha prokurorit. Sipas tij, “hetimet e shumta dhe afatgjata që u kryen” nuk çuan gjëkundi. Majin e kaluar, Bernard Denis deklaroi se furgoni i tij ishte qëlluar dy herë. Por nga hetimet rezultoi se ai kishte gënjyer.

“Kur u mor në pyetje në qershor 2022, ai pranoi se qëlloi veten në furgonin e tij dhe se ai shpiku sulmin ”, tha Michaël Giraudet, prokurori.

 bernard denis france

Sondazh

Poll