Bota

E rëndë/ Goditet me thikë i mituri në Pejë, arrestohen dy të rinjtë

I mituri është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë ku po merr trajtimin mjekësor. 

11 Nëntor 2022, 11:25 Nga a.l
E rëndë/ Goditet me thikë i mituri në Pejë, arrestohen
foto ilustruese

PEJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotmë në Pejë. Policia bën me dije se një i mitur është plagosur me thikë pas një sherri me disa moshatarë të tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Fishta". Në pranga janë vënë dy të rinjtë të cilët kanë plagsur me thikë të miturin. Ky i fundit është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë ku po merr trajtimin mjekësor. 

Njёri nga ta kishtё pёsuar lëndime nga mjeti i mpreht (thikё), i mituri ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit njёri nga ta (i mitur) ishin larguar nga vendi i ngjarjёs”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas marrjes nё pyetje nga hetuesit, në prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe prindit, njëri nga të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit ёshtё dërguar në mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa tjetri ёshtё liruar nё procedurё te rregullt./ Dosja.al

plagoset i mituri ne peje

Sondazh

Poll