Bota

Horror në Greqi/ Tre kufoma dalin në buzë të detit, dy prej tyre të dekompozuara

Ekzaminuesit mjekësorë në ishullin Leros do të kryejnë një autopsi që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

11 Nëntor 2022, 12:55 Nga a.l
Horror në Greqi/ Tre kufoma dalin në buzë të detit, dy prej
foto ilustruese

GREQI- Tre kufoma janë gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e ishullit lindor të Egjeut, Farkamokon dhe ishullin Symi. Ka qenë roja bregdetare e Greqi që ka lajmëruar lidhur me rastin, shkruan ekathimerini. Autoritetet dyshojnë se trupat e pajetë ishin emigrantë që vdiqën ndërsa përpiqeshin të shkonin në Greqi nga bregu i afërt turk. Ekzaminuesit mjekësorë në ishullin Leros do të kryejnë një autopsi që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Gjithashtu, një trup i tretë u gjet në brigjet lindore të ishullit Symi, autopsia e të cilit pritet të kryhet në ishullin Rodos. Kombësia dhe identiteti i personave që vdiqën nuk dihen ende. Të paktën 28 ​​persona vdiqën pasi një varkë e mbingarkuar kontrabandë emigrantësh u fundos në Detin Egje perëndimor në fillim të këtij muaji./ Dosja.al

tre kufoma nga deti grek

Sondazh

Poll