Bota

Shefi i Twitter paralajmëron falimentimin, rregullatori amerikan: Elon Musk nuk është mbi ligjin

Musk mësohet se u ka thënë punonjësve se “falimentimi nuk është jashtë diskutimit për Tëitter”. Ai filloi të pushonte mijëra punonjës javën e kaluar nga kompania, pasi e bleu për një shumë prej 44 miliardë dollarë.  Dorëheqjet së fundmi dhe largimet nga kompania mund të rrisin rrezikun e shkeljes së rregullave të privatësisë nga Twitter.

11 Nëntor 2022, 10:57 Nga e.k
Shefi i Twitter paralajmëron falimentimin, rregullatori amerikan: Elon Musk
Elon Musk

SHBA- Një rregullator amerikan ka deklaruan se po i ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në kompaninë e Twitter pasi zyrtarët kryesorë të privatësisë së platformës raportohet se u larguan nga puna. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha se shefi i ri ekzekutiv i medias sociale, Elon Musk, “nuk është mbi ligjin”.

Musk mësohet se u ka thënë punonjësve se “falimentimi nuk është jashtë diskutimit për Tëitter”. Ai filloi të pushonte mijëra punonjës javën e kaluar nga kompania, pasi e bleu për një shumë prej 44 miliardë dollarë.  Dorëheqjet së fundmi dhe largimet nga kompania mund të rrisin rrezikun e shkeljes së rregullave të privatësisë nga Twitter. Firma u gjobit me 150 milionë dollarë në maj për shitjen e të dhënave të përdoruesve dhe duhej të pajtohej me rregullat e reja të privatësisë.

“Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Twitter me shqetësim të thellë,” tha Douglas Farrar, drejtori i marrëdhënieve publike të FTC.

Twitter pagoi gjobën në maj për të zgjidhur akuzat se kishte përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve për të ndihmuar në shitjen e reklamave. Përveç gjobës, ajo duhej të pajtohej me rregulla të reja dhe të vendoste një program të përforcuar të privatësisë dhe sigurisë i mbikëqyrur nga drejtuesit që kanë dhënë dorëheqjen. Që nga marrja e përgjegjësisë, Musk ka shkarkuar ish-shefin ekzekutiv Parag Agraëal dhe drejtues të tjerë të lartë, dhe shefat e reklamave dhe marketingut të kompanisë janë larguar gjithashtu, duke shtuar shqetësimet se Tëitter nuk ka mjaftueshëm njerëz për ta mbikëqyrur që ai të mbetet në përputhje me rregullat.

elon musk twitter

Sondazh

Poll