Bota

Sulm me thikë në Bruksel, vritet një polic

Nuk dihet motivi i sulmit. Dy oficerët e policisë ishin në patrullë në zonën Schaerbeek në veri të Brukselit të enjten në mbrëmje kur u sulmuan. Oficeri që u godit për vdekje me thikë në qafë ishte vetëm 20 vjeç, raportojnë mediat belge.

11 Nëntor 2022, 10:39 Nga DOSJA
Sulm me thikë në Bruksel, vritet një polic
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRUKSEL- Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me thikë në Bruksel. Dy oficerët u dërguan në spital pasi u sulmuan pranë një stacioni hekurudhor të enjten në mbrëmje. Sipas BBC dhe autori i sulmit ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua në vendin e ngjarjes. 

Prokurorët thonë se i dyshuari më herët kishte hyrë në një stacion policor duke kërkuar ndihmë psikologjike
Nuk dihet motivi i sulmit. Dy oficerët e policisë ishin në patrullë në zonën Schaerbeek në veri të Brukselit të enjten në mbrëmje kur u sulmuan. Oficeri që u godit për vdekje me thikë në qafë ishte vetëm 20 vjeç, raportojnë mediat belge.

Policia thotë se një tjetër patrullë mbërriti në vendngjarje dhe "neutralizoi" sulmuesin. Ai u qëllua në këmbë dhe në bark. Një banor lokal i tha BBC-së se kishin dëgjuar "pesë ose gjashtë të shtëna" menjëherë pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 19:15 (18:15 GMT).

“Po vija nga puna dhe isha në telefon me babin dhe më pas dëgjova pesë apo gjashtë të shtëna armësh”, tha dëshmitari i quajtur Kremel.

Shiriti i policisë, rrugët e mbyllura dhe dritat blu të fenalinave sjellin kujtime të këqija për Brukselin. Gjashtë vjet më parë, Brukseli ende mban shenjat e një sulmi të koordinuar terrorist në aeroportin kryesor dhe në metro që vrau 32 njerëz në 2016. Në javët e ardhshme, nëntë anëtarë të dyshuar të një celule të të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik do të dalin në gjyq për përfshirjen e tyre në sulme.

vritet nje polic ne bruksel bruksel

Sondazh

Poll