Politike

Berisha: Rama do të shtypë opozitën, e ka të kotë, do të përballet me ne dhe popullin

Berisha tha se Rama tregon edukatët që ka marrë nga etërit e tij

11 Nëntor 2022, 12:32 Nga f.g
Berisha: Rama do të shtypë opozitën, e ka të kotë, do
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me qytetarët. Në lidhje me fjalorin fyes që Rama përdori në Kuvend, Berisha tha se Rama tregon edukatën që ka marrë nga etërit e tij ndërsa shtoi se tregon se ku arrin hajduti për të mbuluar vjedhjen e tij. 

Sali Berisha: Kjo është mega-afera më e madhe në Europë.
PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar.
Rama përpiqet të shtypë opozitën në parlament, por nuk do e arrijë kurrë.
Opozita është sot më e fuqishme se kurrë.
Ai gabon rëndë kur shan si halabak ordiner, duke treguar se çfarë edukate familjare ka marrë. Duke treguar se çfarë mendësie ka biri i xhelatit për kundërshtarin politik.
Por e ka të kotë, do përballesh me opozitën, duke përballesh me popullin./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll