Politike

'Pse bërtet', debate tek Ligjet / Nallbati-Bejtjes: Mos doni të mbështesni ndonjë që i kanë mbetur dushet diellor pa shitur, është nismë gjysmake

Nallbati shkoj më tej duke hedhur dyshime se kjo po bëhet nga qeveria për të mbështetur ndodnjë biznesmen që sipas Nallbatit mund të ketë dushe diellor pa shitur. Debati zgjati edhe gjatë kohës që Bejtja po fliste duke bërë që të ndërhynte kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i tërhoqi vëmenjen deputetit demokrat se e bërtitura nuk e nderon aspak si dhe kërkoi që të fikte mikrofonin.

11 Nëntor 2022, 11:56 Nga e.k
'Pse bërtet', debate tek Ligjet / Nallbati-Bejtjes: Mos doni
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve gjatë kohës ku po raportonte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja në lidhje me mbështetjen që shteti do t'u japë atyre qytetarëve që do të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit. Për deputetin e PD Bledion Nallbati ky është një projekt gjysmak. Nallbati shkoj më tej duke hedhur dyshime se kjo po bëhet nga qeveria për të mbështetur ndodnjë biznesmen që sipas Nallbatit mund të ketë dushe diellor pa shitur. Debati zgjati edhe gjatë kohës që Bejtja po fliste duke bërë që të ndërhynte kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i tërhoqi vëmenjen deputetit demokrat se e bërtitura nuk e nderon aspak si dhe kërkoi që të fikte mikrofonin.

Disktutimet:

Bledion Nallbati: Sa i përket transparencës unë nuk kam dyshim fare, unë kam një pyetje vetëm. Ju thoni se ne do të subvencionojmë familjet shqiptare për ngrohjen e ujit. Pse nuk i mbështesni qytetarët për vendosjen e parqeve fotovolkaike që mos ta përdorin vetëm për ngrohjen e ujit por ta përdorin edhe për ndriçimin, ftohjen dhe në këtë mënyrë ne ulim kostot për ngrohjen e ujit dhe më tepër. Pse bëni gjëra gjysmake. Çfarë vlere ka kjo. Kur e merrni përsipër të ndërtoni një politikë të tillë. Pse nuk bëni atë që bën gjithë bota, se mos na kanë mbetur disa dushe diellor pa shitur diku, se mos dalim atje në fund. Gjithë bota incetivon kursimin e energjisë. Po në verë me çfarë do të ftohen njerëzit se ato janë vetëm për ngrohjen e ujit.

Ilir Bejtja: Me 100 metra katrorë çati mund të instalosh jo më shumë se 1 kilovat, nuk e merr dielli panelin nga mraba e mertr nga para. Janë dy masa të ndryshme.

Bledion Nallbati flet pa mikrofon, nuk dëgjohet.

Ilir Bejtja: Qytetarët e marrin diellin pa para dhe na kursejnë neve. Ne kursejmë atë që ata kursejnë nga energjia e diellit për ngrohjen. Askush nuk është i ndaluar. Unë po flas drejtëpërdrejtë. Unë nuk ka folur për atë që thatë ju. Unëe nuk jam profesor historie.

Klotilda Bushka: Fikeni pak mikrofonin zoti Bejtja dhe të tjerët. 

Bledion Nallbati flet pa mikrofon.

Klotilda Bushka: Pse bërtet, nuk të nderon kjo sjellje. 

Ilir Bejtja: Ishe ironik dhe unë nuk thashë gjë. 

Enkelejd Alibeaj: Kur jemi në një situatë që njerëzit po flasin për bukën e gojës të flasësh për parqe fotovolkaike sikur nuk bën sens. Dimri i ftoh të gjithë njësoj a ka ndonjë shifer qeveria për ata që kanë ftohtë, sa është ky fond. 

komisioni i ligjeve bledion nallbati ilir bejtja klotilda bushka

Sondazh

Poll