Politike

Emigrimi i shqiptarëve, Meta: Shkak është qeverisja e keqe, nesër të dalim shesheve në protestë

Po ashtu ai ka bërë thirrje për të dalë nesër në protestë, duke theksuar se zemërimi i popullit do të buçasë në sheshet e Tiranës. 

11 Nëntor 2022, 11:29 Nga I.A
Emigrimi i shqiptarëve, Meta: Shkak është qeverisja e keqe,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar raportin e Ep & Partners Consultancy për emigrim9in e shqiptarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se sipas raportit shkak për largimin e shqiptarëve jashtë është keqqeverisja si dhe vrasja e shpresës nga 'Rilindja'. Po ashtu ai ka bërë thirrje për të dalë nesër në protestë, duke theksuar se zemërimi i popullit do të buçasë në sheshet e Tiranës. 

Postimi i Plotë:

Një tjetër raport i besueshëm konfirmon të vërtetën e vetme, që shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është autori dhe përgjegjësi kryesor i vrasjes së shpresës së tyre, armiku i lirive, i demokracisë dhe shtetit ligjor. Të dhënat e publikuara së fundmi nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) pohojnë se 53% e fuqisë punëtore në vend është në kërkim për jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe se 25% e tyre janë gati të ikin brenda vitit. Shkak kryesor sipas vetë të anketuarve është keqqeverisja dhe vrasja e shpresës nga “Rilindja”. Është kjo arsyeja, konfliktet dhe përjashtimet e thella sociale, që po i detyrojnë shqiptarët të rrezikojnë edhe jetën e tyre duke kaluar La Manshin me gomone dhe aspak propaganda e gënjeshtërt e Edi Ramës se shqiptarët po ikin sepse sipas tij kjo ju pëlqen. Ndaj nesër zëri i zemërimit mbarëpopullor do të buçasë në sheshet e Tiranës që Edi Rama ta dëgjojë qartë se ora e llogaridhënies për të po afron!

ilir meta protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll