Politike

Batuta tek Ligjet/ Majko: Ju të opozitës do t'ju bëjmë vaksina ruse, rrini rehat (deputetët qeshin)

Teksa po flitej për magazinim e vaksinave anti-covid dhe gjendjen e tyre, deputeti socialist Pandeli Majko 'thumboi' opozitën duke iu drejtuar se atyre do t'u bëhet vaksinë ruse, nisur nga debatet e fundit për finacimet e supozuara ruse në PD. 

11 Nëntor 2022, 11:04 Nga e.k
Batuta tek Ligjet/ Majko: Ju të opozitës do t'ju bëjmë
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Është shoqëruar me diskutime dhe të qeshura mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po raporton zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në lidhje me vaksinimin e popullsisë dhe blerjen e vaksinave të reja Pfizer dhe gjendja e stokut që ndodhet në magazinë aktualisht. Teksa po flitej për magazinimin e vaksinave anti-covid dhe gjendjen e tyre, deputeti socialist Pandeli Majko 'thumboi' opozitën duke iu drejtuar se atyre do t'u bëhet vaksinë ruse, nisur nga debatet e fundit për finacimet e supozuara ruse në PD. 

DISKUTIMET:

Dhurata Çupi: Dhe 13% që nuk janë bërë janë e mira publike që mund të shkojnë në fushën e shëndetësisë.

Mira Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve e ndjek me vëmendje situatën, nuk mund të parashikohet asgjë dhe çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë në përputhje me bazën financiare. Nuk parashikohet diçka tjetër. Kjo kontratë është bërë me kompaninë Pffizer, mendojmë që kjo do të jetë një dozë e mjaftueshme nëse do të jemi në këto trende. Duke qenë se na duhet të bëjmë një blerje në nëntor po ta bëjmë me ligj të posaçëmnuk na del koha prandaj kërkojmë që të kalojë me akt normativ.

Enkelejd Alibeaj: Është mirë që të sensibilozohet publiku por në fillim duhet të sensibilozohen deputetët nga qeveria. Janë pyetje të thjeshta për të sensibilizura publikun. Sa është sasia e dozave të aplikuara deri në tetor 2022? Sa është numri i dozave të blera dhe sa janë marrë në dorëzim? Sa është numri i dozave të marra në dorëzim duke përfshirë edhe kompani të tjera? Sa është numri i dozave të vaksinave që Shqipëria ka përfituar jo me blerje por të dhuruara deri në tetor 2022? Sa është numri i dozave të mbetura që Shqipëria do të marrë nga këtop foNDE? Sa është numri i vaksinave në stokun e magazinave? Sa është numri i popullatës sipas grupmoshave që kanë marrë një doza, dy doza apo dhe dozën buster? A do të kontraktojë qeveria marrjen e vaksinave të tjera nga kopmani të tjera në vitin 2023?

Mira Rakacolli: Sa i përket pyetjes së parë është 2 milion e 900 mijë. Nuk ka anje kontatët me kompani tjetër. Ne patjetër që I kemi këto të ndara por momentin unë I kam këtu por më vonë do t’ua vë në dispozicion. Kapacitet janë rritur dhe nuk ka asnjë mundësi që vaksinat të skadojnë për shkak të mosruajtjes

Pandeli Majko: Vaksinë ruse në depo keni?

Mira Rakacolli: Jo janë ezauruar.

Pandeli Majko: Juve të opozitës vaksina ruse do të ju bëjmë, rini rehat.

Deputetët qeshin./Dosja.al

komisioni i ligjeve pandeli majko enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll