Politike

PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit, Bylykbashi: Megaaferë korruptive

Pasi ka dorëzuar padinë zyrtare, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se marrëveshja është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike.

11 Nëntor 2022, 11:43 Nga I>A
PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Pasi ka dorëzuar padinë zyrtare, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se marrëveshja është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike. Po ashtu, Bylykbashi ka theksuar se prapa kësaj megaafere është kryeministri Edi Rama, i cili nuk merr përbazë asnjë ligj shqiptar.

Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj. Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë pikërisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike, për interesa private, marrja e pronës qytetarëve jo thjesht të Durrësir ,por e gjithë republikës së Shqipërisë, porti strategjik i Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjikë, porn ë fakt me kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve. Për këtë siç e kishim premtuar, ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj nga opinioni publik dhe të bëjë detyrën e saj që është zbatimi kushtetues, të mbrojë interesin publik dhe jo të jetë në mbrojtje të interesave privat të kryeministrit dhe individëve që qëndrojnë pas tij. 

Transformimi dhe degradimi, madje dhe degjenerimi i kësaj mënyre qeverisje nga një shtet i cili bazohet tek transparenca, te gara, te konkurenca, shkuarja tek dhënia me koncensione individësh, kompanish pa marrë parasyh fare jo vetëm kërkesën e kushtetutës apo të ligjit shqiptar që të jenë të gjithë të barabartë para ligjit edhe përpara mundësive ekeonomike, por edhe detyrimin e Shqipërisë në kuadrin e MSA-së, ta ketë këtë të hapur edhe për kompanitë europiane, këtë mund ta bëjë vetëm një individ i cili ka centralizuar të gjitha pushtetet në thyerje të të gjitha parimeve të ndarjes së pushteteve, Edi Rama. E gjitha është histori që bazohet te Edi Rama, pjesa tjetër është aksesor i saj. Ne e godasim këtë në interest ë qytetarëve shqiptarë. Porti i Durrësit është një asset strategjik i gjithë shqiptarëve, në aspektin ekonomik dhe në aspektin e sigurisë. Porti i Durrësit është atje, ka qenë atje si themel për një qytet 3 mijë vjeçar, nuk mund t’i merret qytetarëve të Shqipërisë dhe për rrjedhojë ne do ta bëjm ëkëtë beteje deri në fund sepse nuk mundet që Porti i Durrësit se megaafera më e madhe korruptivet ëjetë simboli i qeversjes. Partia Demokratike këtë nuk do ta lejojë," tha Bylykbashi.

Projekti i Portit të Durrësit solli debate në Kuvend mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, i cili nuk e kurseu gjuhën e ashpër. Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

oerd bylykbashi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll