Politike

Plagosja e Kokoneshit, Braçe: Sulm kriminal, mediat të mos gënjejnë nuk ka pasur asnjë konflikt 

Me anë të një video të postuar në Instagram, Braçe ka deklaruar se ngjarja në Divjakë është një sulm i pastër kriminal dhe se vëmendja duhet që të jetë te shëndeti i Kokoneshit.  

11 Nëntor 2022, 12:06 Nga I.A
Plagosja e Kokoneshit, Braçe: Sulm kriminal, mediat të mos
Erion Braçe

DIVJAKË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për plagosjen e kreut të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi. Me anë të një video të postuar në Instagram, Braçe ka deklaruar se ngjarja në Divjakë është një sulm i pastër kriminal dhe se vëmendja duhet që të jetë te shëndeti i Kokoneshit. Po ashtu Braçe u ka bërë thirrje mediave që të mos gënjejnë, pasi nuk ka pasur asnjë debat dhe konflikt në poliklinikën e Divjakës.

Postimi i Plotë:

NGJARJA NE DIVJAKE ESHTE NJE SULM I PASTER KRIMINAL! SHUME SHUME I RENDE! E gjithe vemendja prej minutes se pare eshte tek shendeti i kryetarit te bashkise Fredi Kokoneshi dhe i punonjesit te bashkise Gazmir Bullari! Kam nje lutje per median: MOOOOS GENHENI! Nuk ka pasur asnje debat, asnje konflikt, asnje sherr ne polikliniken e Divjakes! Zero! Ka ndodhur nje sulm kriminal qe nuk justifikohet me asgje, zero!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

erion brace plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll