Politike

Porti i Durrësit, Berisha: 60% të aksioneve i kanë Rama dhe Olsi, deshi të implikonte NATO, Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi kurthin

Berisha tha se Rama përfshiu dhe NATO-n në këtë çështje, por që sipas tij u pikas shumë shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. 

11 Nëntor 2022, 12:20 Nga f.g
Porti i Durrësit, Berisha: 60% të aksioneve i kanë Rama dhe Olsi,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke shkelur 3 nene kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitme marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Rama përfshiu dhe NATO-n në këtë çështje, por që sipas tij u pikas shumë shpejt nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg. 

Sali Berisha: I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje, Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh megaaferën shumë miliardëshe të portit të Durrësit, megaaferë që vetëm trualli tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro. Megaaferë në të cilën ndërtimi shkon të paktën 3-4 miliardë euro. Që të gjitha këto nga një kompani 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top sekret, sepse të gjitha janë të Edi dhe Olsi Ramës, kësaj bande të rrezikshme anti-shqiptare që është vërsulur me tërbim ndaj pasurive të këtij populli. Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte personalisht e tij. i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, i përjashtuar nga tvsh dhe taksat e tjera. Rama me këtë mega aferë ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera kompaninë me vëllezërit Karic. Në këtë mega aferë Rama ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet 70, 71 dhe 74 të MSA-së, të cilat i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. Me këtë mega aferë Rama ka privuar Shqipërinë nga porti i saj mijëra vjeçarë, por edhe BE-në dhe NATO-n. Komisioni i Transportit të BE-së, ka përcakuar portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë mega aferë. Sekretari i përgjithshëm e kuptoi se kishte të bënte me një kurth korruptiv të një njeriu që nuk vjedh vendin e tij dhe tha “kjo është çështje e vendeve anëtare”./Dosja.al

sali berisha edi rama porti i durresit

Sondazh

Poll