Sport

Katar 2022/ Soutghate preferoi Maguire para lojtarit të Milanit, trajneri i Anglisë shpjegon: "Nuk mjafton!"

Anglia publikoi listën e lojtarëve për Botërorin 2022 në Katar. Shumë surpriza nga trajneri Southgate që u kritikua jo pak për zgjedhjet e bëra.

10 Nëntor 2022, 19:10 Nga DOSJA

Katar 2022/ Soutghate preferoi Maguire para lojtarit të Milanit, trajneri i

ANGLI- Anglia publikoi listën e lojtarëve për Botërorin 2022 në Katar. Shumë surpriza nga trajneri Southgate që u kritikua jo pak për zgjedhjet e bëra.Tammy Abraham dhe veçanërisht Fikayo Tomori nuk figurojnë në listë. Një zgjedhje e diskutueshme duke qenë se qendërmbrojtësi i Milanit ishte një nga më të mirët në sezonin e kaluar dhe një nga protagonistët absolut të titullit kampion të kuqezinjëve.

Në rrjetet sociale shumë kanë reaguar me habi ndaj këtij vendimi për të mos thirrur Tomorin. Nëse për Abraham, nisja e sezonit ishte e vështirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qendërmbrojtësin. Southgate ka preferuar sërish te Maguire, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave nga anglezët dhe i Manchester United. Southgate në konferencën për shtyp dha arsyet për vendimin e tij.

"Ne nuk mendojmë se qendërmbrojtësit e rinj kanë bërë mjaftueshëm për të larguar të mëdhenjtë," tha Southgate, duke vënë në dukje se Tomori mund të mos ketë punuar mjaftueshëm për të fituar atë thirrje shumë të rëndësishme. Më pas Soutghate iu përgjigj me të njëjtën qartësi edhe atyre që në atë moment e pyetën nëse ishte më e drejtë të fokusohej sërish te Maguire, i cili ka marrë kaq shumë kritika: “Po, jam i sigurt që Harry Maguire është një nga qendërmbrojtësit tanë më të mirë”, nënvizoi trajneri.

E.Ç (Dosja.al)

anglia southgate tomori maguire

Sondazh

Poll