Sport

Szczesny lakuriq në TV para ndeshjes ndaj Veronës, imazhet në rrjetet sociale bëhen virale

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale, një gafë qesharake që përfshiu në mënyrë të pavullnetshme portierin e Juventusit Szczesny.

10 Nëntor 2022, 18:57 Nga DOSJA

Szczesny lakuriq në TV para ndeshjes ndaj Veronës, imazhet në

ITALI- Një foto është bërë virale në rrjetet sociale, një gafë qesharake që përfshiu në mënyrë të pavullnetshme portierin e Juventusit Szczesny. Kamera e Sky Sport ishte në dhomat e zhveshjes së bardhezinjëve pak minuta para ndeshjes kundër Veronës dhe portieri polak u shfaq nudo.

Portieri kishte veshur vetëm një peshqir për të mbuluar shpatullat duke lënë pjesën e poshtme të trupit të tij të pambuluar. Pamjet u bënë publike dhe menjëherë virale në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

szczesny juventus

Sondazh

Poll