Sport

“Një lojtar na tradhëtoi të gjithëve”. Kush është futbollisti i Romës që Mourinho e do të larguar: I thashë të gjente një ekip tjetër”

Roma drejtuar nga Jose Mourinho u ndal nga Sassuolo me rezultatin 1-1 në javën e 14-të të Serie A dhe për verdhekuqtë nuk pati reagim pas humbjes në derbi.

10 Nëntor 2022, 18:37 Nga DOSJA

“Një lojtar na tradhëtoi të gjithëve”. Kush

ITALI- Roma drejtuar nga Jose Mourinho u ndal nga Sassuolo me rezultatin 1-1 në javën e 14-të të Serie A dhe për verdhekuqtë nuk pati reagim pas humbjes në derbi. "Kemi luajtur një ndeshje të mirë - komentoi trajneri i Romës në fund të ndeshjes -, me të gjitha limitet tona ne kemi pasur gjithmonë një qëndrim serioz dhe pozitiv."

Mourinho, pas ndeshjes, u tërbua dhe u bashkua menjëherë me skuadrën në dhomat e zhveshjes për t’u përballur me ‘tradhtarin’, lojtarin që sipas tij nuk dha asgjë. Trajneri portugez nuk i kursen fjalët edhe nëse i shmanget përmendjes publike të emrit të lojtarit. “Në janar duhet te gjejë një tjetër skuadër…”, disa fjalë që llogariten si fjali për zhgenjim total nga trajneri. Por për kë po flet Mourinho? Të dhënat, siç tregohet nga Corriere dello Sport, duket se çojnë te Karsdorp, i cili zëvendësoi Celik.

Pas avantazhit të Abraham, shihet se holandezi nuk është shumë i përqendruar me Laurentié deri në golin e Sassuolo. Por jo vetëm kaq. Cristante, kur rezultati ishte ende 0-0, debatoi me të sepse nuk po luftonte si duhej.

E.Ç (Dosja.al)

roma mourinho karsdrop

Sondazh

Poll