Aktualitet

Linda Rama e shqetësuar për “lajmet fake”: Duhet të bëhemi filtrues, të dallojmë informacionin e dobishëm

31 Gusht 2019, 06:26 Nga DOSJA
Linda Rama e shqetësuar për “lajmet fake”: Duhet të

Tiranë- Gruaja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka deklaruar në një postim të fundit në Twitter se Shqipëria ka nevojë për një shoqëri që mendon në mënyrë kritike në lidhje me informacionin e madh që shpërndahet në internet.

Ajo ka deklaruar se duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm.

“Interneti na ka mundësuar të hyjmë në një oqean me informacion, shifra dhe lajme. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të të menduarit kritik, e aftë të dallojë informacionin e dobishëm dhe atë të dëmshëm. Ne -konsumatorët e lajmeve- duhet të bëhemi filtruesit.”, shprehet ajo.

Mesa duket edhe Linda Rama është një mbështetëse e paketës anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama linda rama paketa anti shpifje edi rama linda rama paketa anti shpifje

Sondazh

Poll