Aktualitet

Breshëri armësh drejt banesës së tij, Juxhin Kullës në vitin 2016 Policia i theu hundën (FOTO)

30 Gusht 2019, 20:34 Nga DOSJA
Breshëri armësh drejt banesës së tij, Juxhin Kullës

KORÇË- Juxhin Kulla, personit të cilit iu bë atentat sot në banesën e tij në Korçë, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penal, pasi është arrestuar për kanabis.

Në qershorin e 2016-ës, atëherë 31 vjeç, ndaj Kullës u ushtrua dhunë fizike nga policia e Korçës. Ai në atë kohë pasi një përplasje fizike mes shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve, bëri që SHKB të ndërmerrte një hetim për rastin.

Po çfarë ka ndodhur në vitin 2016?

Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Një atentat me armë ka ndodhur sot në Korçë. Sipas informacioneve shënjeshtra ka qenë Juxhin Kulla, person me precedent të mëparshëm penal. Policia bën me dije se atentati ka dështuar dhe nuk ka të lënduar. Banesa ndodhej në lagjen numër 3 të qytetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne korce e shkuara e juxhin kulles juxhin kulla policia e korces sherri i kulles ne vitin 2016 atentat ne korce e shkuara e juxhin kulles juxhin kulla policia e korces sherri i kulles ne vitin 2016

Sondazh

Poll