Aktualitet

Iu bë atentat në banesë, vite më parë mësuesi Thartori luante bixhoz me nxënësit në orën e mësimit

30 Gusht 2019, 19:56 Nga DOSJA
Iu bë atentat në banesë, vite më parë mësuesi

VLORË- Mësuesi, Elius Thatroi, që iu bë atentat sot në Vlorë, është një emër i njohur për mediat. Pak vite më parë ai është bërë pjesë e një kamere të fshehtë nga emisioni Fiks Fare, pasi luante me letra në klasë në orën e mësimit.

Ai u denoncua nga nxënësit e tij, që në atë thonin se ai lunte bixhoz me ta. Ngjarja ka ndodhur kur ka qenë mësues i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë.

Po ashtu sipas emisionit ai, në kundërshtim me ligjin, inkurajonte nxënësit që të fyenin drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Kamera e Fiks fare ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fiskulturës luante me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit.

Ndërkohë Eljus Thartori, rezulton dhe i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Një atentat me pasojë plagosjen e një 36-vjeçari ka ndodhur sot në Vlorë. Elius Thartori ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është qëlluar teksa ishte duke qëndruar në ballkon. Policia bën me dije se po punon për gjetjen e autorëve. Thartori është mësues dhe ka qenë i dënuar për vrasje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat mesuesit ne vlore elius thartori policia e vlores atentat mesuesit ne vlore elius thartori policia e vlores

Sondazh

Poll