Aktualitet

Atentat me armë mësuesit në Vlorë, Policia: Ishte në ballkon kur e qëlluan (EMRI+VD)

30 Gusht 2019, 18:11 Nga DOSJA
Atentat me armë mësuesit në Vlorë, Policia: Ishte në

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake që bën me dije Policia e Vlorës, i plagosuri është Elius Thartori, 36-vjeç.

Në deklaratën për mediet Policia shkruan se 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ,por mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore elius thartori plagosje me arme ne vlore policia e vlores atentat ne vlore elius thartori plagosje me arme ne vlore policia e vlores

Sondazh

Poll