Aktualitet

“U arrestua në ish-Bllok”, DJ Vin Veli përgënjeshtron lajmin: Nuk është i vërtetë (Video)

31 Gusht 2019, 05:32 Nga DOSJA
“U arrestua në ish-Bllok”, DJ Vin Veli përgënjeshtron

TIRANË– Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi se DJ i famshëm Vin Veli është arrestuar në zonën e ish-Bllokut. “Report TV”, publikoi dhe shtoi më tej se Veli, identiteti i vërtetë i të cilit është Artvin Veli, është prangosur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Leje telefonin”, dëgjohet teksa i thotë dikush DJ-t në video.

Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në clubin “De Charme”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gjithashtu u raportua se bashkë me Velin janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, nga forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’.

Mirëpo vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar vetë DJ Veli, i cili përgënjeshtroi gjithçka. Ai u shpreh se nuk është arrestuar dhe se lajmi nuk është i vërtetë. Gjithashtu Veli publikoi edhe një foto nga makina e tij, për të vërtetuar që nuk ndodhet në qeli.

Vini është një personazh i njohur në showbizin shqiptar. Ai kishte një lidhje të gjatë me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë. Dyshja tashmë janë të ndarë. 

Nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me shoqërimin apo arrestimin e Velit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dj vin veli vin veli pergenjeshtron arrestimin arrestohet dj vin veli vin veli pergenjeshtron arrestimin

Sondazh

Poll