Aktualitet

Iu bë atentat në banesë, kush është Elius Thartori mësuesi i dënuar për vrasje

30 Gusht 2019, 18:58 Nga DOSJA
Iu bë atentat në banesë, kush është Elius Thartori

VLORË- Një atentat ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 36-vjeçar është qëlluar në banesën e tij. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se i plagosur ka mbetur Elius Thartori.

Thartori nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai më herët ka qenë i dënuar për një vrasje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është mësues i edukimit fizik dhe ka qenë për një periudhë të gjatë, jashtë shtetit. Në Vlorë ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer. Më tej mësohet se ai ka qenë mësues për një periudhë të gjatë kohe në shkollën9-vjeçare Teli Ndini në Vlorë.

Po të njëjtat burime thonë se ai është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Një atentat me pasojë plagosjen e një 36-vjeçari ka ndodhur sot në Vlorë. Elius Thartori ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është qëlluar teksa ishte duke qëndruar në ballkon. Policia bën me dije se po punon për gjetjen e autorëve. Thartori është mësues dhe ka qenë i dënuar për vrasje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore atetnat mesuesit ne vlore elius thartori policia e vlores atentat ne vlore atetnat mesuesit ne vlore elius thartori policia e vlores

Sondazh

Poll