Aktualitet

Breshëri armësh drejt banesës në Korçë, Policia: Nuk ka të lënduar

30 Gusht 2019, 20:18 Nga DOSJA
Breshëri armësh drejt banesës në Korçë, Policia:

KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar pas atentatit të ndodhur sot në lagjen 3 të këtij qyteti. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë.

“Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, shton policia .

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një atentat me armë ka ndodhur sot në Korçë. Sipas informacioneve shënjeshtra ka qenë Juxhin Kulla, person me precedent të mëparshëm penal. Policia bën me dije se atentati ka dështuar dhe nuk ka të lënduar. Banesa ndodhej në lagjen numër 3 të qytetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne korce juxhin kulla policia korçe atentat ne korce juxhin kulla policia korçe

Sondazh

Poll