Politike

Rama: Gjuha shqipe, pa fjalor të plotë, do të punojmë edhe për një enciklopi shqiptare

Rama vuri theksin te rreziqet që i vijnë sot varfërimit të gjuhës për shkak të proceseve historike

10 Nëntor 2022, 11:35 Nga f.g
Rama: Gjuha shqipe, pa fjalor të plotë, do të punojmë edhe
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për mangësitë në një fjalor të plotë të gjuhës shqipe. Në konferencën jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Rama vuri theksin te rreziqet që i vijnë sot varfërimit të gjuhës për shkak të proceseve historike ndërsa shtoi se duhet punuar për një fjalor të plotë dhe një enciklopedi shqiptare.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç‘konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i germës së një kombi i qenies së një kombi. Misionarët e Kongresit të Manastirit dhanë mesazhin se kombi është një përmes një alfabeti të përbashkët. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar bëri të njëjtën gjë në vazhdimësi. Është nga të paktët procese që në historinë tona në njëson për nga struktura dhe metoda me vendet e tjera evropiane. Kemi pasur fatin që ndonëse pa një shtet tonin të kemi mendjen e ndritur të njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme të këtij vendi, personalitete shumë më të mëdha se gjeografia e Shqipërisë. Kush janë të ngjashmit e Eqerem çabejt, Mahir Domit, Aleks Budës e kështu me radhë, apo profesor Emilit? Albanologu i famshëm Robert Elsie thoshte Mua më vjen shumë keq që kur lexoj në shqip dhe nuk e kuptoj një fjalë, nuk e gjej dot në një fjalor. Fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë.  Unë shpresoj që ne do t’ia dalim të kemi një fjalor të ri. Edhe një histori të shqiptarëve, dhe pastaj edhe një enciklopedi që edhe për këtë ka filluar puna.

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Me këtë rast, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh./Dosja.al

edi rama kongresi i drejtshkrimit

Sondazh

Poll