Politike

Konferenca për Drejtshkrimin/ Gjinushi: Në aktet e BE dhe në vendimmarrjen evropiane do të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe

10 Nëntor 2022, 11:30 Nga f.g
Konferenca për Drejtshkrimin/ Gjinushi: Në aktet e BE dhe në
Skender Gjinushi

TIRANE- Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi njoftoi sot se Shqipëria do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që në çdo dokument apo marrëveshje zyrtare me BE, të përdoret gjuha shqipe e njësuar. Në konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Drejtshkrimit që u zhvillua sot në Tiranë, Gjinushi tha se gjuha është baza e kombit. 

"Së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kemi punuar për t’i dhënë kësaj ngjarjeve vëmendjen e duhur. Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në Kongresin e gjuhës shqipe 50 vite më parë. Gjuha është baza e kombit shqiptar. Gjuha është së pari e lidhur me identitetin.

Shqiptarët, të orientuar tërësisht drejt një bashkësie të qytetëruar evropiane, siç është Bashkimi Europian, do të bëhen pjesë e saj jo si toskë e gegë, por si shqiptarë e si një komb. Në aktet e Bashkimit Europian dhe në sallat e vendimmarrjes europiane për ta do të ketë një sportel gjuhësor, një kabinë të vetme përkthimi, dhe në to do të përdoret shqipja e njësuar letrare, siç po kërkohet edhe institucionalisht. Gjuha e bashkimit do të kthehet në gjuhë të integrimit”, tha Gjinushi.

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Me këtë rast, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh./Dosja.al

skender gjinushi kongresi i drejtshkrimit

Sondazh

Poll