Sport

Juventus, tjetër problem për Chiesën, sulmuesi nuk grumbullohet për sfidën me Veronën

Juventus në Verona pa Federico Chiesa. Ky është lajmi që po bën bujë në publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Massimiliano Allegri.

9 Nëntor 2022, 18:37 Nga DOSJA

Juventus, tjetër problem për Chiesën, sulmuesi nuk grumbullohet

ITALI- Juventus në Verona pa Federico Chiesa. Ky është lajmi që po bën bujë në publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Massimiliano Allegri.

Sulmuesi u rikthye në mesjavë në ndeshjen ndaj PSG në Champions League, por tani detyrohet të ndalet sërish.Chiesa ishte jashtë fushave që në 9 janar, ose nga ndeshja kundër Romës që i kushtoi dëmtimin në gju. Allegri nuk e ka grumbulluar sulmuesin për shkak të disa problemeve fiziologjike.

Përveç tij, Juventus do të duhet të bëjë edhe pa ëeston McKennie dhe Dusan Vlahovic, të cilët kanë munguar në ndeshjet e kaluara të bardhezinjëve.

E.Ç (Dosja.al)

juventus chiesa

Sondazh

Poll