Sport

Zyrtare! Më 5 dhjetor largohet 'arkitekti' i rimëkëmbjes ekonomike te Milan: "Tifozët më shpëtuan jetën"

Ivan Gazidis do të largohet nga Milan më 5 dhjetor. Pas katër vitesh dhe një titull kampion, CEO i klubit i thotë lamtumirë klubit.

9 Nëntor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Zyrtare! Më 5 dhjetor largohet 'arkitekti' i

MILANO-Ivan Gazidis do të largohet nga Milan më 5 dhjetor. Pas katër vitesh dhe një titull kampion, CEO i klubit i thotë lamtumirë klubit. AC Milan e bëri të ditur me një deklaratë zyrtare plot përzemërsi dhe mirënjohje: “Dua të falënderoj nga zemra Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për klubin tonë”, tha presidenti Scaroni.

KOMUNIKATA

“AC Milan njoftoi sot se kontrata e Ivan Gazidis do të përfundojë më 5 dhjetor 2022.Ivan Gazidis iu bashkua AC Milan si CEO në dhjetor 2018 dhe e drejtoi klubin përmes një periudhe rritjeje dhe modernizimi, si në fushë ashtu edhe në aktivitete të tjera të lidhura me biznesin.

Duke komentuar njoftimin, presidenti i AC Milan, Paolo Scaroni tha: "Në emër të të gjithë atyre që janë të lidhur me AC Milan, do të doja të falënderoja sinqerisht Ivan për pasionin dhe përkushtimin e tij, por mbi të gjitha për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë, duke përfaqësuar vlerat themelore që na dallojnë”.

"Do të largohem nga Milan pas katër viteve të mrekullueshme dhe sfiduese - deklaroi Ivan Gazidis. I detyrohem shumë këtij klubi, njerëzve, tifozëve dhe këtij qyteti, për të cilin jam i bindur se fjalë për fjalë më kanë shpëtuar jetën".

Gazidis do të mbetet plotësisht funksional në rolin e tij si CEO deri në datën e përfundimit të kontratës dhe Klubi do të komunikojë pasardhësin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

E.Ç (Dosja.al)

ivan gazidis milan

Sondazh

Poll