Politike

Përlotet Namik Dokle: COVID-19 më mori vëllain dhe miqtë e ngushtë

Namik Dokle kujtoi sesi pandemia i kishte marrë edhe miqtë e afërt brenda socialistëve, duke përmendur Bashkim Finon, Marko Bellon etj. 

9 Nëntor 2022, 22:14 Nga k.m.
Përlotet Namik Dokle: COVID-19 më mori vëllain dhe miqtë e
Namik Dokle

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka treguar mes lotësh për betejën e tij ndaj pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, sëmundje që i mori jetën e të vëllait. Në intervistën për Euronews Albania ai kujtoi sesi pandemia i kishte marrë edhe miqtë e afërt brenda socialistëve, duke përmendur Bashkim Finon, Marko Bellon etj. 

“Gjithashtu ka humbur jetën nga COVID-i edhe im vëlla. Unë vetë me bashkëshorten e kemi kaluar jo lehtë COVID-in dhe ndërkohë elementi tjetër është që një nga vajzat e mia që është mjeke në Itali dhe ajo gjatë gjithë periudhës së COVID-it ka qenë e angazhuar në një spital COVID-i dhe ka qenë në vijën e parë,” – u shpreh Dokle.

E ndërsa fliste, nuk i mungoi edhe një përlotje për njerëzit e zemrës që nuk i ka më pranë.

namik dokle

Sondazh

Poll