Politike

Darka e Ramës me gazetarët, Berisha: E zonja u tha 'po ma helmoni burrin', s'e kisha dëgjuar kurrë

Kreu i PD-së Sali Berishën u shpreh se vendimi është marrë nga gjykata e partisë së Edi Ramës.

9 Nëntor 2022, 22:21 Nga k.m.
Darka e Ramës me gazetarët, Berisha: E zonja u tha 'po ma helmoni
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lidhjen e kryeministrit Edi Rama me mediat, madje ka ndarë edhe detaje nga një darkë në familjen e kreut të qeverisë. Po ashtu, i ftuar sot në emisionin "Ora e Betit", kreu i PD-së Sali Berishën u shpreh se vendimi është marrë nga gjykata e partisë së Edi Ramës.

Berisha tha se nëse RTV Ora do të kishte marrë linjë editoriale nga Rama dhe Endri Fuga, sot do të ishte ndërtesa e televizionit 2-fish.

"Në një darkë me gazetarët, e zonja u tha gazetarëve u tha po ma helmoni burrin me shkrime. Se kisha dëgjuar ndonjëherë. Po ma helmoni burrin? Po pse? Se shkruani. Kush e di çfarë i rrëfehej ai asaj që tha ashtu. Lirinë e mediave e kanë problem si familje. Gjykata është seksion i partisë së Edi Ramës. Nëse RTV Ora do të kishte marrë linjë editoriale nga Rama dhe Fuga, sot do ta kishit ndërtesën 2 fish. Ky është një vepër për qëndrimet që janë mbajtur. Harrohet se këtu janë një ekip gazetarësh që kanë bërë hetime dhe kanë mbajtur qëndrim të pavarur. Fyerje të krahasohen kandidatët e PD-së me Veliajn, kryebashkiaku më i keq në histori. Ky pronar ka pasur guximin që të mbajë një linjë editoriale të pavarur dhe jo ta marrë nga Fuga. Nëse ky pronar ka vuajtur një dënim që nuk e ka fshehur, por nuk mohet e drejta për biznes. Të gjenden shkeljet, por të konfiskosh duke pasur përballë akt-ekspertizën që mbulohen të ardhurat dhe shpenzimet. Gjykata bën një akt antiligjore, sepse e drejta ekziston edhe në Arbitrazh sikurse me Agon Channel,"- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll