Politike

Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani Rama-Vuçiç-Karriç me Llukashenkon e Bjellorusisë

Sipas Berishës, pas projektit fshihet vetë kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe biznesmenët serb të lidhur me Lukashenkon, të njohur si vëllezërit Kariç.

9 Nëntor 2022, 19:50 Nga k.m.
Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e sotme, një takim me banorët e degës 4 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha atakoi ligjin për privatizimin e Portit të Durrësit duke përmendur me emra se kush do të jenë në të vërtetë pronarët e tij. Sipas Berishës, pas projektit fshihet vetë kryeministri Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe biznesmenët serb të lidhur me Lukashenkon, të njohur si vëllezërit Kariç.

"Skandalet nuk kanë të ndalur. A e dëgjuat ju se si me procedurë urgjente po sjellin në parlament ligjin e privatizimit për veten e tij dhe Aleksandër Vuçiç të Portit të Durrësit. Porti i Durrësit ka një territor 1.2 milionë metër katror. Porti i Durrësit përbën si truall ndërtimi me vlerë minimumi 3 miliardë Euro. Porti i Durrësit i zhvilluar në ndërtime siç pretendon ai Dubai City, mund të shkojë në vlerë edhe 3 miliardë të tjera. Por kush janë këta që marrin portin? A ka shqiptarë që e dinë? Jo. Ju bëj thirrje durrsakëve të pyesin, se kush janë këta që po marrin portin e Durrësit. Kush e merr këtë pasuri përrallore publike të shqiptarëve. Ua them unë kush e merr. E merr një kompani në pamje të parë emiratesh, por në pamje të parë në thelb, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Nebojsha dhe Dragomir Karriç, pra kompanitë e vëllezërve Karriç të cilët të gjithë aksionet i kanë me Llukashenkon e Bjellorusisë. Pra në vend që këtë pasuri ta gëzojnë shqiptarët, portin e tyre mijëra vjeçarë ta zgjerojnë, shndërrohet në pasuri private të klanit Rama-Vuçiç-Karriç dhe Aleksandër Llukashenkos. Ai mund të thotë se këta nuk janë të vërteta? Dil e thuaju shqiptarëve se nuk janë të vërteta o hajdut. Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie. E njëjta skemë përdoret në këtë rast, përjashtim nga taksat. Identike skema që Llukashenko ka përdorur me vëllezërit Karriç. Pra çfarë po ndodh me qytetarin. Pasuritë publike po shndërrohen në mallkim për qytetarin dhe parajsë për qeveritarët. Kjo ndodhte vetëm në sistemet mizore koloniale dhe kurrë në sistem demokratik,"-tha Berisha ndër të tjera.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua në gusht të këtij viti nga kryeministri Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarëNë projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

sali berisha porti i durresit

Sondazh

Poll