Politike

Qytetari i bën dhuratë për Berishën: Nder i kombit, hero i gjallë, të kam ndjekur pas 30 vite

Gjatë një takimi me qytetarët në njësinë numër 4, njëri prej tyre i tha se për të kishtë përgatitur një dhuratë, e se nuk donte që të ndante hallet e tij personale me të, sepse nuk donte që ta shqetësonte.

9 Nëntor 2022, 20:32 Nga k.m.
Qytetari i bën dhuratë për Berishën: Nder i kombit, hero i
Dhurata për Sali Berishën

TIRANË- Një qytetar i ka bërë një dhuratë kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë një takimi me qytetarët në njësinë numër 4, njëri prej tyre i tha se për të kishtë përgatitur një dhuratë, e se nuk donte që të ndante hallet e tij personale me të, sepse nuk donte që ta shqetësonte. Ndaj edhe i bëri vetes një prezantim të shkurtër, duke treguar edhe teserat e PD-së

"Mirëmbrëma të gjithëve, do më duroni 5 minuta të them 2-3 fjalë. Kënaqësi që marr fjalën këtu. Prej 22 vitesh hetoj në Tiranë. Anëtar i PD prej 30 vitesh. Nuk dua t'ju bezdis për hallet tona personale dhe familjare. Por do flas për partinë. Për primaret nuk flas se s'jam jurist. Unë kisha qejf ta bëjë 2x2 si derë të blinduar, por ai ma bëri të vogël. është fati më i madh që takohet Berishën pas kaq vitesh që ju ndjek pas,"-i tha qytetari Berishës. 

Qytetari i bën dhuratë për Berishën: Nder i kombit, hero i
Dhurata për Sali Berishën

Më pas, piktura u mor nga truprojat e Berishës, me siguri për t'ja dorëzuar më vonë numrit një të PD-së. 

sali berisha

Sondazh

Poll