Politike

'Mbreti po përdor kukullat'/ Kryemadhi: Ramës i ka mbetur mendja te leku, u kthye Bllako në burg për të shpëtuar Veliajn

Kryemadhi ironizoi buxhetin 2023 dhe kryeministrin Edi Rama.

9 Nëntor 2022, 19:50 Nga A.B
'Mbreti po përdor kukullat'/ Kryemadhi: Ramës i ka mbetur
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, nuk i kurseu ironitë, kur tha se buxheti që po diskutohet sot është më i miri e se do i japë fund varfërisë në vend. Duke e quajtur Ramën 'mbret', Kryemadhi nga salla e Kuvendit, sërish me ironi tha se mediat e poshtra angleze po përpiqen të prishin imazhin e vendit dhe të kryeministrit dhe se shqiptarët në të vërtetë nuk ikin në Angli me gomone nga La Manche por me jahte për pushime.

'Diskutimet të japin ndjesi sikur kemi buxhetin më të mirë, unë do ta quaja planin marshall që u bë pas luftës së 2 botërore, ky buxhet që dëgjojmë sot më duket sikur shqiptarët jetojnë në një lluks të jashtëzakonshme. Ky është buxheti që ka rikthyer pagat më të larta, ka rritur pensionet, ka rritur cmimet më të larta. Mediat e poshtra angleze që shkatërrojnë imazhin e mbretit tona se jahtet me të cilat shqiptarët kalojnë La Manchin se s’janë gomone por jahte. Në fakt, nuk kisha ndër mend për të folur se e di që të gjitha fjalimet tona nuk i dëgjon njeri, janë disa kukulla që i përdor mreti për të bërë teatrin e tij. Kur e dëgjova sot kur artikulonte sesa i fyer ishte për padrejtësinë që iu ishte bërë për evazionin fiskal, ua rikujtoj:....

Te cështja e lekut i ka ngelur atij, se ka bërë këtë punë gjithë jetën, ka vjedhë ikona, identitete, emra, pafund. Dhe këtë histori e mendon dhe e ngren. Një gjë jam dakord për atë që tha mbreti, se prokuroria bën pazare. Por dhe ata të shkretët do duhet të bëjnë një viktimë, e kthyen Bllakon që të shpëtonin Veliajn. '-u shpreh Kryemadhi.

monika kryemadhi seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll