Politike

12 orë seancë! Spaho-Nikollës: Do flasin dhe 60 deputetë, s'rrimë dot deri në 4 të mëngjesit, s'na dëgjon njeri

Seanca plenare do të vijojë deri në orën 24:00 dhe do të rinisë nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

9 Nëntor 2022, 21:07 Nga A.B
12 orë seancë! Spaho-Nikollës: Do flasin dhe 60 deputetë,
Edmond Spaho

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë seancë plenare, deputetët e kanë zbrazur sallën e Kuvendit. I vetmi që kërkoi sqarim dhe informacion për kohëzgjatjen e seancës, ishte deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho. Ai u shpreh se nuk mund të vazhdojnë për kaq shumë, ndaj sygjeroi që do ishte më mirë që të ndërpritet seanca e të rinisë nesër. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i bëri të ditur se seanca do të vijojë deri në orën 24:00 dhe do të rinisë nesër në orën 09:00.

Edmond Spaho: Si do të vijojmë, deri në çfarë ore do vazhdojmë? Kanë dhe 60 deputetë për të folur, më mirë e ndërpresim dhe vijojmë nesër. Nuk na dëgjon njeri në orën 4 të mëngjesit, më mirë e ndërpresim.

Lindita Nikolla: Nuk ka vendosur askush, do vazhdojmë deri në orën 24:00, më pas do të vazhdojmë nesër në orën 09:00

seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll