Politike

Projekti i Portit të Durrësit, Balluku-opozitës: Ju mërzit fakti se do investohen 2 mld euro

Balluku u shpreh se falë mburojës sociale që ka aplikuar Qeveria, inflacioni nuk është reflektuar si në vende të tjera ku ka arritur edhe në dy shifra.

9 Nëntor 2022, 20:25 Nga A.B
Projekti i Portit të Durrësit, Balluku-opozitës: Ju mërzit
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm është sa dyfishi i atij në 2013. Gjatë fjalës së saj, në seancën plenare ku po diskutohet projektligj “Për buxhetin 2023”, Balluku radhiti disa nga arritjet e Qeverisë. Ajo u shpreh se falë mburojës sociale që ka aplikuar qeveria, inflacioni nuk është reflektuar si në vende të tjera ku ka arritur edhe në dy shifra. Ndër të tjera, ajo iu drejtua opozitës duke i thënë se ata janë mërzitur nga fakti se në Portin e Durrësit do të investohen 2 miliardë euro. 

'Ju flisni e flisni, ne dorëzojmë projekte, shtëpi, parqe fotovoltaike. Ju bëni sikur e keni harruar tërmetin, pandeminë, ndërkohë që kemi menaxhuar krizat, nuk kemi lënë pas dore projektet prioritare, reformat.

Synimi ynë kryesor është që ne të mbrojmë zhvillimin ekonomik, të gjithë ata qytetarë që janë angazhuar me punë në biznese të vogla apo të mëdha. Kemi arritur të mbajmë nën kontroll inflacionin, ndërkohë që në vendet e tjera është me dy shifra. Shifrat flasin vetë, pavarësisht çfarëdo balte që të hidhet. Buxheti mund të adresojë rritje, por jo dyfishim vetëm në 9 vite. Një buxhet prej 54.7 miliard lekësh është parashikuar për vitin 2023.

Të gjitha projektet e transportit rrugor që kanë nisur, dhe që janë projekte prioritare, do të vazhdojnë të financohen, pasi ne kemi marrë një angazhim që nuk do të krijojmë debite, e gjithë energjia e infrastuktura nuk ka debite më. Ky është parimi jonë, dhe jo hap e hap kantiere që lihen rrugëve. Ato që i keni pasur elektorale por që nuk arritët ti realizoni, dhe sot ju ha shpirti dhe i quani si afera korruptive.

Ju mërzit fakti që në Durrës do të investohen 2 miliardë euro, nuk e imagjinonit, por si do të vidhen këto para, kur i investon i huaji. Për herë të parë Shqipëria do të jetë aksionere me të drejta të plota. Ne jemi ata që po ringremë edhe njëherë hekurudhën shqiptare. Shqipëria do të ketë një tren shpejtësie që do të shkojë në pikat kyçe, aeroport, Tiranë dhe Port.'- u shpreh ministrja. 

belinda balluku seance plenare 9 nentor 2022

Sondazh

Poll