Aktualitet

EMRI/ Kishte fshehur drogën në gomat e makinës, 60-vjeçari kapet 'mat' nga Policia në Kapshticë, arrestohet

Çipi ishte nisur drejt Greqisë ku besohet të ketë qenë dhe destinacioni final i mbërritjes së kanabist. 60-vjeçari i kishte shpëtuar kontrollit të parë të bërë mjetit por kishte mbetur në 'rrjetin' e Policisë në vijën e dytë të kontrollit 

9 Nëntor 2022, 16:47 Nga e.k
EMRI/ Kishte fshehur drogën në gomat e makinës, 60-vjeçari
Foto ilustruese

KAPSHTICË-Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë kufitare të Kapshticës pasi u kap duke transportuar 15 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis. Sotiraq Çipi e kishte fshehur drogën në dy prej gomave të makinës. 

Çipi ishte nisur drejt Greqisë ku besohet të ketë qenë dhe destinacioni final i mbërritjes së kanabist. 60-vjeçari i kishte shpëtuar kontrollit të parë të bërë mjetit por kishte mbetur në 'rrjetin' e Policisë në vijën e dytë të kontrollit 

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban. Sotiraq Çipi është shoqëruar në Polici ku po vijojnë ende hetimet. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapshticë/Finalizohet operacioni antidrogë "Restart 12". Faza e 12-të e këtij operacioni, zhvilluar nga Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me DVP Korçë, për parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, drejt Greqisë. Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike. Sekuestrohen 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Restart 12". Si rezultat i tij, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- S. Ç., 64 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin e mësipërm. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjet, përfshi edhe procesin e skanimit, në bagazhin e tij, në dy goma rezervë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 pako, me peshë 9.2 kg, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë.

kapshtice sotiraq çipi

Sondazh

Poll