Sport

VIDEO/ "Gooool në ballkonin e fqinjit"! Topi i Valverdes, që përfundoi në ballkonin e një shtëpie në Vallecas, del në ankand…

Fusha e ‘Fede Valverdes’ dhe një shtëpi në Vallecas, u bënë virale në rrjetet sociale pas ndeshjes që humbi Real Madrid kundër Rayo Vallecano. Gjuajtja e Valverde përfundoi në një ballkon.

9 Nëntor 2022, 11:21 Nga DOSJA

VIDEO/ "Gooool në ballkonin e fqinjit"! Topi i Valverdes, që

SPANJE - Federico Valverde e dërgoi topin në një ballkon të një shtëpie ngjitur, në pjesën e pasme të stadiumit Vallecas gjatë ndeshjes që Real Madrid humbi 3-2 kundër Rayo Vallecano.

Goditja në portë e uruguaianit, e cila u regjistrua nga tribuna e Vallecas është shpërndarë në Twitter nga @carracuki në një video ("Gooooal në ballkonin e fqinjit"), që u bë virale në rrjetet sociale. Një turmën e tifozëve të Vallecanas, kanë nisur duke thirrur "gol".

Tifozët, që e ndoqën ndeshjen nga ballkoni, nuk ngurruan të shfaqin me krenari topin, që Valverde ua kishte futur fshehurazi në shtëpinë e tyre. "Rri, qëndro. Mbajeni, mbajeni!",- bërtitën tifozët nga tribunat.

VIDEO/ "Gooool në ballkonin e fqinjit"! Topi i Valverdes, që

Pak më vonë, një ofertë e supozuar në Wallapop, qarkulloi në rrjetet sociale duke nxjerrë në ankand topin hipotetik që Valverde e hodhi në atë ballkon për 200 euro.

"Fede Valverde sapo e ka futur këtë top fshehurazi në shtëpinë time. Është pak i gërvishtur, por mund të përdoret", thuhet në njoftimin e supozuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll