8 Nëntor 2022, 17:24
Nga A.B

TIRANË- Nëse diku nëpër rrugë të ndodh të shohësh ndonjë karrocier me kuaj, skena të përngjan me një kthim prapa në kohë, pasi imazhe të tilla po i shohim gjithnjë e më pak në ditët e sotme.
Tashmë duket se zanati i dikurshëm i karrocierëve me kuaj si transportues po kthehet më shumë në plotësim të nevojave personale të atyre që i përdorin karrocat.
Disa qytete të veçanta në Shqipëri e kanë ruajtur gjithsesi traditën e karrocerisë dhe një prej tyre është dhe qyteti i Shkodrës.
“Ne kemi mbetur shumë të paktë,” shprehet Ndoc Lutaj, 62-vjeç, i cili e përdor karrocën e tij kryesisht për nevoja personale ose për ndonjë porosi transporti për në Mal të Zi.
“Nuk punon më njeri si karrocier,” shtoi ai, ndërsa shpejgoi se disa prej tyre bëjnë punë të dyta.
Lulaj është karrocier prej 27 vitesh. Ai punon në dalje të Shkodrës në autostradën që të çon për në Han të Hotit. Lulaj i tregon BIRN se është një prej të paktëve që ka mbetur. Miqtë e tij janë larguar për të punuar në profesione të tjera në Mal të Zi.
Teksa afrohej në majë të karrocës me frerët e kalit në duar, ai tregon se po kthehej prej transportit të një sasie misri.
“Unë kryesisht e përdor karrocën për të punuar tokën, sepse tashmë puna me transportin është shumë e paktë. Të gjithë kanë makina.”, tha Lulaj.
Me gjithë ndryshimet e kohëve, komuniteti Rom e ruan akoma traditën e karrocerisë, dhe e trashëgon atë brez pas brezi. Për disa prej familjeve Rome, kuajt dhe karroca janë jetike për to.
“Ne kemi 40 vite me këtë profesion. Këto kuaj këtu i ka vetëm familja jonë. Nuk i heqim kurrë. Nëse i heqim këto, kemi marrë fund”, tregon 60-vjeçarja Nexhmije Rakipllari.
“Për ne këto janë gjithçka, sepse ne nuk kemi makinë. Nuk jemi të pasur”, tha Vait Rakipllari, i shoqi i Nexhmijes.
Nexhmija dhe bashkëshorti kujdesen për kuajt e tyre, por pranojnë se dhe kjo ka kostot e veta.
“Ka vajtur një deng me bar pesë mijë lekë, kuajt që të ecin duan të hanë. Janë shpenzime më të mëdha se ç’na e mban xhepi”, i tha BIRN Nexhmija.
Çifti Rakipllari pranojnë se tashmë nuk i thërret më njeri për punë ose për transport me karroca, dhe ata tashmë karrocat i përdorin vetëm për nevoja personale.
“Ne me këto tranportojmë familjen, meqë nuk kemi makinë. Ose transportojmë hekurin, që e shesim për skrap”, tregoi Vaiti. “Ne me hekurin mbahemi”, i tha ai BIRN.
Pavarësisht se ata nuk konsiderohen më “në modë” për pjesën më të madhe të shoqërisë , duket se karrocierët që kanë mbetur ndjehen tepër krenarë për profesionin, dhe ata vijojnë të kujdesen me përkushtim për kuajt e tyre që shpesh u bëhen pjesë e familjes/REPORTER
karrotrec ne shqiperi karrotrec
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
Më 13 qershor 2017, dy persona u filmuan me një telefon celular teksa po negocionin një çmim për një proce...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 17:18
k.m.
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend, ku sërish nuk ...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:56
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me njësinë “G...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:56
k.m.
Ministria e Arsimit
TIRANË- Studentët kërkuan 100 € në muaj mbështetje ekonomike nga qeveria për shkak të rritjes s...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:34
k.m.
Sherri masiv tek Oxhaku
TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjëve në zonën e njohur si "Oxhaku" në Tiran&eu...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:23
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha dha detaje nga aktiviteti i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogërave të forta prej...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:20
k.m.
Lista me borxhe
Lista me borxhe nëpër dyqanet e vogla të qyteteve dhe fshatrave. Në fakt, fletët e mbushura me emra njerëzish...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 16:04
k.m.
Niko Rapi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi pasi u shkarkua nga ...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 15:48
k.m.
Ruth
TIRANË- E ëma e 22-vjeçares keniane, Joy, Ruth ka folur për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të res&eum...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 15:33
d.a.
Droga e kapur
GREQI- Veprimet metodike të punonjësve të Policisë së Sigurisë së Drejtorisë së Policisë Pa...