Aktualitet

Studentët kërkuan 100 € në muaj për shkak të rritjes së çmimeve, Ministra e Arsimit e refuzon: I kemi ezauruar mundësitë

Ministra e Arsimit ua ka refuzuar kërkesën studentëve, për ndihma gjatë kësaj kohe krize.

8 Nëntor 2022, 16:56 Nga k.m.
Studentët kërkuan 100 € në muaj për shkak të
Ministria e Arsimit

TIRANË- Studentët kërkuan 100 € në muaj mbështetje ekonomike nga qeveria për shkak të rritjes së çmimeve, por Ministra e Arsimit ua ka refuzuar kërkesën. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ministria e Arsimit ka renditur të gjitha ato që i quajnë lehtësia për studentët në Shqipëri, ndaj dhe shton se nuk kanë asnjë tashmë janë ezauruar të gjitha mundësitë për të rinjtë në Shqipëri. 

"I kemi përkrahur studentët nëpërmjet përjashtimit ose uljes së tarifës vjetore. Ofrojmë bursa për studentët me rezultate të larta ose të kategorive në nevojë,"-janë disa nga pikat që përmenden në shkresën zyrtare. 

Më 19 shtator, studentët depozituan kërkesën e tyre për 100 euro në muaj, në të kundërt kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin. Një masë e tillë për t'u ardhur në ndihmë studentëve është marrë nga Kosova, por duket se Shqipëria nuk i ka kushtet për t'u ardhur në ndihmë në këto kohë të vështira krize ekonomike. Ndërkohë, pedagogët kanë nisur potestën kombëtare e paralajmëruar pak ditë më parë, pasi kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50%. Por qeveria ka vendosur t'ua rrisë vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet. Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve.

ministria e arsimit

Sondazh

Poll