Aktualitet

Misteri i JOY-t të kazinosë, flet e ëma: Sa kisha folur me të, nuk donte të vriste veten. E kanë mbytur për disa minuta

E ëma pretendon Joy është dhunuar dhe më pas është lënë pranë pallatit ku banonte duke i bërë thirrje më tej policisë që të zbardhin këtë ngjarje.

8 Nëntor 2022, 15:48 Nga k.m.
Misteri i JOY-t të kazinosë, flet e ëma: Sa kisha folur me
Ruth

TIRANË- E ëma e 22-vjeçares keniane, Joy, Ruth ka folur për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të resë. Në një intervistë për emisionin "Pa Gjurmë", e ëma pretendon Joy është dhunuar dhe më pas është lënë pranë pallatit ku banonte duke i bërë thirrje më tej policisë që të zbardhin këtë ngjarje. Madje shton se pak para se të ndodhte ngjarja kishte pasur edhe një bisedë me të bijën, të cilën e përshkroi si të relaksuar.

Misteri i JOY-t të kazinosë, flet e ëma: Sa kisha folur me
Joy

PJESË NGA BISEDA:

Çfarë dyshon? E ka hedhur dikush, apo ka tentuar që të kryejë vrasje?

E ëma, Ruth: Ishte në shtëpi, ishte në shtrat. Dikush që kërkon të kryejë vetëvrasje nuk rri e qetë. Po të shihje shtëpinë, karikuesi i telefoni është tërhequr me forcë nga priza, këmba e krevatit ishte shqyer. Po flisja me të se po hante. Nuk mendoj se donte të vriste veten. Nuk ishte as aksident sepse dëmtimi që ka në tru, është marrë nga mungesa e oksigjenit në tru që vjen nga mbytja. Jo nga rënia.

Kishte probleme?

E ëma, Ruth: Është e dashur, kishte 2 probleme. Kishte një kolege, rrinin në një apartament. Erdhi nga puna në 5 të mëngjesit dhe u zu me të. I thashë thuaj kompanisë të të dërgojë në një shtëpi tjetër. Kjo ngjarje më 13 gush nuk u bë publike. U gjetën të gjitha mekanizmin që ta bllokonin nxjerrjes e së vërtetës.Fshehja ishte hermetike dhe kjo gjë më habit shumë. Unë kam rënë në kontakt me një media gjermane, e cila e ka raportuar këtë rast, ndërsa në Shqipëri nuk u shkruar asgjë. E mora këtë shkrim dhe e përktheva dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur. Kërkoj ndihmë për vajzën pasi ka nevojë për një ndërhyrje urgjentë në Itali, pasi është e pamundur që ky opercion të bëhet këtu.

Por çfarë i ka ndodhur Joy-t?

‘Go fund me’ zbulon ngjarjen misterioze në Tiranë, punonjësja e kazinosë dergjet në spital, pse heshti policia
Hashtag dhe Exit.al shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari.

Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër? Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ky lajm nuk është bërë publik në media deri më sot, kur të gjithë në rrjetet sociale po njihet me ‘go fund me’ të hapur nga mikja e 22-vjeçares, Stephanie. Pse heshti policia?

joy

Sondazh

Poll