Aktualitet

Artan Hoxha: Grupet shqiptare “fundosën” edhe mafian italiane në Amerikën Latine. Ua morën tregun e kokainës

Artan Hoxha tha në studio se tashmë grupet shqiptare kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane duke marrë "në dorë" tregun e trafikut të kokainës. 

8 Nëntor 2022, 16:23 Nga k.m.
Artan Hoxha: Grupet shqiptare “fundosën” edhe mafian italiane
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha dha detaje nga aktiviteti i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogërave të forta prej Amerikës Latine në Europë. I ftuar në emisionin "AbcLive", Artan Hoxha tha në studio se tashmë grupet shqiptare kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane duke marrë "në dorë" tregun e trafikut të kokainës. 

Sipas tij, fillimisht ishin grupet Ndragheta, Sacra Corona Unita apo të tjerë, ata që kishin kontraktuar shqiptarët si elementë që ofronin shërbime dytësore, por me kalimin e kohës duket se shqiptarët u kanë zënë vendin. 

“Antimafia italiane ka kohë që thotë nëpër raporte se tashmë shqiptarët kanë marrë në dorë aktivitetet që më parë i bënin grupet mafioze italiane. Fillimisht kanë qenë si nënkontraktorë, por tani kanë dalë më vete dhe kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane në trafikun e kokainës,”- tha Hoxha.

Po ashtu, theksoi se në Shqipëri, kanë hyrë në "treg" figura të tjera kriminale.  

“SPAK është i zënë me dosje të vjetra, por tani në treg janë të tjerë, më të rinj që drejtojnë aktivitetin e drogës,”-shtoi ai, duke theksuar se trafiku i drogës nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri drejtohet dhe organizohet nga personazhe me banim në Dubai.

artan hoxha

Sondazh

Poll