Aktualitet

Situata me COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 qytetarë të infektuar, në spital 3 pacientë

Ndërsa nga 628 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.

8 Nëntor 2022, 17:18 Nga k.m.

Situata me COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 qytetarë

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend, ku sërish nuk është shënuar asnjë person që ka ndërruar jetë. Ndërsa nga 628 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan. Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628

Testime totale 2,000,550
Raste pozitive 331,944
Raste të shëruara 328,167
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 134
Fier 15
Vlorë 14
Gjirokastër 7
Durrës 4

Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Lezhë. 1

ministria e shendetesi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll