Aktualitet

Tentoi të fuste në Greqi 74 kilogramë hashasha, vihet në pranga 34-vjeçari shqiptar në Kastoria

Për rastin, një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në kuadër të një operacioni të koordinuar policor për import, trafik dhe mbajtje kanabisi si dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

8 Nëntor 2022, 15:33 Nga d.a.
Tentoi të fuste në Greqi 74 kilogramë hashasha, vihet në
Droga e kapur

GREQI- Veprimet metodike të punonjësve të Policisë së Sigurisë së Drejtorisë së Policisë Paionia në Greqi kanë rezultuar në ndalimin e importimit të një sasie të madhe kanabisi në territorin grek.

Sipas mediave vendase, për rastin, një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në kuadër të një operacioni të koordinuar policor për import, trafik dhe mbajtje kanabisi si dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

Në mënyrë të veçantë, sot në orët e para të mëngjesit, shqiptari i lartpërmendur, i cili, siç konstatohet, kishte hyrë më herët në vend nga një pikë e paligjshme, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, është pikasur në një zonë rurale të Kastorisë.

Policia gjeti dhe sekuestroi 4 thasë, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kilogramë e 370 gramë , të cilat, siç rezultoi, i mbanin të dy më sipër dhe i hodhën në tentativë për tu arratisur.

Gjithashtu, të arrestuarit i janë konfiskuar edhe 2 aparate celularë dhe shuma prej 200 eurosh. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. I arrestuari për çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit Kastoria.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll