Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur 20-vjeçarja vrapon për t'i shpëtuar shqiptarit që tentoi ta përdhunonte

Video-dokumenti i publikuar nga Protothema tregon tentativën e dëshpëruar të vajzës për t'i shpëtuar nga duart 28-vjeçarit i cili po tentonte ta përdhunonte. Vajza, siç është regjistruar në video, është e tmerruar, duke trokitur në dyert e shtëpive dhe duke kërkuar ndihmë e dëshpëruar.

8 Nëntor 2022, 15:17 Nga d.a.
VIDEO/ Momenti kur 20-vjeçarja vrapon për t'i shpëtuar
Pamje nga arratisja

GREQI- Policët e DIAS-it në Greqi arrestuan 28-vjeçarin shqiptar Kledi Sulollari për tentativën për përdhunim dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje në Nicë.

Video-dokumenti i publikuar nga Protothema tregon tentativën e dëshpëruar të vajzës për t'i shpëtuar nga duart 28-vjeçarit i cili po tentonte ta përdhunonte. Vajza, siç është regjistruar në video, është e tmerruar, duke trokitur në dyert e shtëpive dhe duke kërkuar ndihmë e dëshpëruar.

Momentet e makthit që jetoi nga duart e shqiptarit kur ai tentoi ta përdhunonte në një rrugë të Nicës mbrëmjen e së shtunës, i përshkroi vajza 20-vjeçare në dëshminë e saj, e cila u shpëtua, pasi arriti ta luftonte dhe t'i rezistonte. Siç tha ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta dhunuar.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra të tjera seksuale. Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

shqiptari perdhunon gruan ne greqi kledi sulollari

Sondazh

Poll