Politike

Pas dorëheqjes së drejtorëve, Luan Harusha: Shkodra nuk është e vetmja dele e zezë e PS-së, s’mbaron këtu

30 Gusht 2019, 07:26 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së drejtorëve, Luan Harusha: Shkodra nuk

Shkodër- Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama se drejtorët e Shkodrës duhet të jepnin dorëheqjen ka folur edhe deputeti Luan Harusha.

Ai ka deklaruar për ‘”A2 CCN” se shembulli i Shkodrës do të ndiqet dhe në degë të tjera në mbarë vendin, ku rezultati i zgjedhjeve mund të mos ketë qenë ai i dëshiruari.

Harusha është shprehur se kryeqendra e veriut nuk është e vetmja dele e zezë e PS-së. “Ashtu siç u deklarua edhe të mërkurën pas mbledhjes, PS analizon në çdo qark rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Qarku i Shkodrës po bën analizën në strukturat e PS për të parë rezultatin. E njëjta gjë do të aplikohet dhe në qarqe të tjera. Për sa i përket kandidaturave, ato janë konsultuar me PS-në e Shkodrës më herët. Nuk janë imponuar”, u shpreh Harusha.

Disa ditë më parë Partia Socialiste mblodhi Kryesinë, por s’mundi të marrTE një vendim. PS nuk gjeti një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin. Rama kërkoi nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të japnin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati doli kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Menjëherë pas urdhrit të Kryeministrit 8 drejtorët dhanë dorëheqjen në qarkun e Shkodrës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorëhiqen 7 drejtorët në shkodër luan harusha ps mbledh kryesine urdhëri i ramës dorëhiqen 7 drejtorët në shkodër luan harusha ps mbledh kryesine urdhëri i ramës

Sondazh

Poll