Aktualitet

Ngujoi familjen për 6 vjet në shtëpi/ Gjykata e Tiranës lë në burg radikalistin fetar, Laçi: S'i çova në shkollë se nuk kanë nevojë

Laçi ka mohuar para togave të zeza se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe dy djemve të tij.

8 Nëntor 2022, 12:38 Nga a.i
Ngujoi familjen për 6 vjet në shtëpi/ Gjykata e Tiranës
Gjergj Laçi

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Gjergj Laçin 52- vjeçari i arrestuar në Tiranë, tre ditë më parë pasi akuzohet se ka ngujuar dhe dhunuar familjen e tij, gruan me dy fëmijët. Teksa mori fjalën në seancën që u mbajt ditën e sotme për masën e sigurisë, Laçi ka mohuar para togave të zeza se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe dy djemve të tij. Ai gjtihashtu pretendoi se nuk i ka penguar asnjëherë të dalin jashtë shtëpisë.

Nuk i kam dhunuar gruan dhe gruan, s’i kam penguar të dalin nga shtëpia”, ka thënë ai para gjykatës.

Ndër të tjera, 52-vjeçari radikalist fetar ka pretenduar para togave të zeza se nuk i dërgon fëmijët në shkollë pasi sipas tij nuk kanë asnjë nevojë. Sa i përket armëve të gjetura në shtëpinë e tij nga policia, pak pasi të arrestohej Laçi deklaroi para Gjykatës se i mbante për punën, ndërsa u shpreh se është i pafajshëm për padinë që është ngritur ndaj tij.  Avokati i radikalistiti fetar ka kërkuar që ai t'i nënshtrohet një ekspertize psiqike, ndërsa për bashkëshorten e tij mësohet se është caktuar një urdhër mbrojtje.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

gjergj laçi ngujohet familja ne tirane

Sondazh

Poll