Aktualitet

Ishin kthyer në makth për banorët në Selanik, arrestohen dy grabitësit shqiptarë në Greqi (FOTO+EMRA)

Shqiptarët nga Saranda ishin pjesë e një bande që vidhnin banesat në orët e vona të mbrëmjes, kur pronarët e tyre ishin duke fjetur. 

8 Nëntor 2022, 12:26 Nga a.l
Aneid Koli

GREQI- Aneid Koli dhe Kristaq Goga janë dy shqiptarët e identifikuar dhe arrestuar nga policia në Greqi disa ditë më parë, pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të disa banesave. Shqiptarët nga Saranda ishin pjesë e një bande që vidhnin banesat në orët e vona të mbrëmjes, kur pronarët e tyre ishin duke fjetur. 

Hetimi për arrestimin e tyre është kryer për disa muaj nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve të Pronës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, e cila çoi në shkatërrimin e kësaj bande të përfshirë në grabitje dhe vjedhje në banesa në zona të ndryshme të kompleksit më të gjerë urban të Selanikut.

Kristaq Goga

Sipas mediave greke, shqiptarët, gjatë periudhës 22.07.2022 deri më 23.09.2022, kanë vjedhur rreth 14 banesa në zonat Pylaia, Panorama, Kardia, Plagiario, Trilofos dhe Epanomi. Mësohet se ata vidhnin kryesisht bizhuteri floriri dhe para, ndërsa shumat e vjedhura llogariten të jetë afërsisht 53.000 euro, ndërsa mes tyre janë dhe 3 automjete që iu kthyen pronarëve./Dosja.al

aneid koli kristaq goga

Sondazh

Poll