Aktualitet

Prokurori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE do ndryshonte situata. Krimi nuk stopohet ndryshe

Prokurori u shpreh se zonat kufitare duhen ruajtur me më shumë vmëendje e se duhet shtuar siguria. 

8 Nëntor 2022, 11:38 Nga F.M
Prokurori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE do ndryshonte
Foto Ilustruese

TIRANË- Prokurori italian tha se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet vijuar. Në konferencën e përbashkët me Arben Krajën, prokurori u shpreh se zonat kufitare duhen ruajtur me më shumë vmëendje e se duhet shtuar siguria. 

"Duhet një kërkim i përbashkët i provave, në mënyrë që të dërgojmë kriminelët pas hekurave. Gjyqtarët e hetuesit kanë arritur të hetojnë krimin e organizuar ndërkombëtar. Ne na duhet kryesisht siguria në zonat kufitare. Natyrisht e tha dhe ambasadori ynë që e ardhmja është në BE, dhe unë e uroj shumë integrimin e Shqipërisë. Kështu do të kemi një ulje të bilancit të trafikut të drogës të vrasjeve, e të shumë ngjarjeve të tjera kriminale,"- tha ai.

arben kraja

Sondazh

Poll