Aktualitet

Kryeprokurori i Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, sjell vrasje, paraja e pistë dëmton konkurrencën

Lo Voi tha se grupet kriminale sjellin vrasje, por gjithashtu edhe paranë e pistë. 

8 Nëntor 2022, 12:20 Nga F.M
Kryeprokurori i Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike,
Francesco Lo Voi, drejtues i Prokurorisë së Romës

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se krimi i organizuar ka shkaktuar mjaft dëme ekonomike në Shqipëri dhe jo vetëm. I pranishëm në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK, Arben Kraja, Lo Voi tha se grupet kriminale sjellin vrasje, por gjithashtu edhe paranë e pistë. 

"Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE. Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge eth, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurrencës së lirë, konkurencës mes biznesmenëve të ndershëm. Nëse pronari i një hoteli vendos ta shes, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe arrin dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Kjo prish konkurencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore. Aktiviteti në dukjë është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi. Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore,"- tha Lo Voi. 

francesco lo voi  arben kraja

Sondazh

Poll