Aktualitet

Protesta e Pedagogëve, Shoqëria Civile: Duhet të financojmë mbi arsimin shkencor, jetesa e pedagogëve ka rënë

Migen Qiraxhi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se duhet që të rritet buxheti për kërkim shkencor pasi ndikon në të mirën e këtij vendi.

8 Nëntor 2022, 11:26 Nga I.A
Protesta e Pedagogëve, Shoqëria Civile: Duhet të financojmë
Migen Qiraxhi

TIRANË- Shoqëria Civile ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve ditën e sotme. Migen Qiraxhi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se duhet që të rritet buxheti për kërkim shkencor pasi ndikon në të mirën e këtij vendi. Po ashtu ai ka theksuar se për shkak se nuk është rritur rroga, jetesa e pedagogëve është ulur. 

"Mbi atë se çfarë do të ndodh mbi buxhetin e shtetit. Ky buxhtet do të ishte buxheti i krizës. Por askund nuk reflektohej se çfarë do të ndodhte me arsimin. Për shkak se mos financimit sektori i pedagogëve kanë mbetur në të njejtin nivel. Për shkak të mos rritjes së pagës së tij dhe rritjes së çmimeve, jetesa e tyre ka rënë shumë. Ne duhet ta çojmë buxhetin e shtetit të arsimit. Duhet që të financojmë kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor nuk bëhet gvetëm për egon e pedagogut, shkon për turizmin, shkon për bujkun, shkon për hotelerinë. E vetmja mënyrë për të kthyer të rinjtë në Shqipëri, është që ne të investojmë te arsimi. Unë ju inkurajojë që qëndrimet e huaja të jetë koherente," tha Qiraxhi

migen qiraxhi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll